KRU “Prishtina”: Shpenzojeni racionalisht ujin e pijshëm

25 qershor 2025 | 11:28

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se uji sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, me ç’rast i zvogëlojmë rezervat e ujit të pijshëm, por uji duhet kursyer pikë për pikë.

“Vetëm kështu sigurojmë sasi të mjaftueshme të ujit të pijshëm për të ardhmen. Sot kemi rritje të kërkesave për ujë të pijshëm, pavarësisht që shpërndarja bëhet në mënyrë të barabartë dhe me kapacitete maksimale trajtuese. Nga ju kërkojmë shpenzim racional të ujit, ndërsa ne jemi duke inspektuar terrenin për kyçje ilegale dhe keqpërdorime të ujit në zonat urbane e rurale. Ujin mund ta zëvendësojë vetëm uji! E ardhmja varet nga disa veprime që ne i marrim sot!”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rritja e çmimit të energjisë, ka dëmtuar tej mase qytetarët,…