
KRU Prishtina u bën thirrje konsumatorëve t’i realizojnë pagesat për shërbimet e ujit
24 qershor 2025
| 10:18
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që në afat sa më të shkurtër t’i realizojnë pagesat për shërbimet e ujit.
“Ftojmë konsumatorët që kanë borxhe të pa paguara , që në afat sa më të shkurtër t’i realizojnë pagesat për shërbimet e ujit. Ndëshkimet për mospagesë: shkyçja nga shërbimet e ujit dhe dërgimi i lëndës te Përmbaruesit Privat. S’ka ujë të pijshëm, pa paguar faturat, me përjashtim të rasteve sociale”, ka njoftuar KRU Prishtina.