Kryediplomati gjerman: BE-ja të vendosë sanksione shtesë ndaj Rusisë

22 shkurt 2021 | 12:29

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Mass, ka kërkuar nga homologët e tij të Bashkimit Evropian (BE), që të japin dritën jeshile për vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Rusisë.

Mass e ka ngritur këtë çështje gjatë një takimi diplomatësh në Bruksel, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

“Unë jam në favor të urdhërimit të sanksioneve shtesë, të përgatitjes së listave me emra të personave të veçantë”.

“Lideri rus i opozitës Alexei Navalny jo vetëm që është dënuar me burgim, ai është dënuar edhe me kryerjen e shërbimeve në një kamp penal”, ka thënë Mass.

Kujtojmë se Navalny i cili ka qenë duke u trajtuar në Gjermani si pasojë e një sulmi me agjent nervor Novichok, është arrestuar nga autoritetet ruse me të arritur në aeroportin e Moskës.

Për helmimin e tij, ai është duke e akuzuar presidentin Vladimir Putin duke shtuar se i ka porositur shërbimet sekrete për eliminimin e tij, akuzë kjo që është mohuar nga ana e qeverisë ruse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, ka bërë me…