
Kryediplomati italian bisedon me Kurtin dhe Vuçiqin, bën thirrje për përmbajtje nga veprimet e njëanshme
Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, përmes një postimi në “Twitter” ka bërë me dije se ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Tajani, është shprehur se përgjatë bisedës, u ka bërë thirrje dy palëve të përmbahen nga veprimet e njëanshme.
“Kam biseduar me Aleksandër Vuçiqin dhe Albin Kurtin, të cilëve ia sigurova përkushtimin tonë për stabilitetin në Ballkan. Në koordinim me Kryesinë e Këshillit të Ministrave, i bëjmë thirrje udhëheqjes së tyre për përmbajtje dhe kundër çdo veprimi të njëanshëm. Italia është protagoniste për paqe”, ka shkruar Tajani.
Spoke to Serbian President Vučić and Prime Minister of Kosovo Kurti to reaffirm our strong commitment to stability in the Balkans. I informed @Palazzo_Chigi. We count on their leadership calling for moderation and against unilateral action. Italy is a leading actor for peace. https://t.co/mQ1pxYS37q
— Antonio Tajani (@Antonio_Tajani) November 6, 2022