Kryediplomati turk bën thirrje për një ‘pakt stabiliteti rajonal’

05 tetor 2025 | 13:36

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ka thënë se shkaku rrënjësor i konflikteve dhe ndërhyrjeve të gjata në Lindjen e Mesme qëndron në pamundësinë e vendeve në rajon për të bashkëpunuar me njëra-tjetrën për shkak të një niveli të caktuar mosbesimi.

“Ne kemi nevojë për një pakt, platformë, marrëveshje ose konventë stabiliteti rajonal”, tha ai gjatë një interviste me transmetuesin shtetëror TRT, citon Al Jazeera.

“Qëllimi i tij kryesor nuk është parandalimi. Qëllimi i tij dytësor është parandalimi. Qëllimi i tij kryesor është të krijojë besim absolut midis vendeve në rajon”, tha diplomati i lartë turk.

Qëllimi është të parandalohen ndërhyrjet e jashtme dhe shfrytëzimi “terrorist” i mosbesimit, tha ai, duke shtuar se kur një aktor i jashtëm ftohet në rajon, kjo shpesh rezulton në përkeqësimin e situatës.

Duke komentuar mbi izolimin në rritje të Izraelit në arenën ndërkombëtare, Fidan ka thënë se edhe mbështetësit e tij të mëparshëm pa kushte nuk duan më të duken të bashkuar me të në çështjen e Gazës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte me fillim nga ora 22:15, në “Do Dragão” do…