
Kryeministri britanik: Putinit s’i zihet besë
Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer, u tha udhëheqësve të tjerë të Koalicionit të Vullnetit se presidentit të Rusisë, Vladimir Putin “nuk mund t’i besohet”, ndërsa Rusia vazhdon të vonojë bisedimet e paqes dhe të kryejë sulme ndaj Ukrainës.
“Kjo u theksua më tej nga sulmet pa dallim në Kiev javën e kaluar, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesat e Këshillit Britanik dhe delegacionit të BE-së”, ka thënë ai, sipas një njoftimi qeveritar, shkruan “The Guardian”.
Starmer ka theksuar gjithashtu se koalicioni “kishte një premtim të pathyeshëm ndaj Ukrainës, me mbështetjen e presidentit Trump”, dhe iu tha liderëve se ishte e qartë se ata “tani duhej të shkonin edhe më tej për të ushtruar presion mbi Putinin për të siguruar një ndërprerje të armiqësive”.
Po ashtu, ai ka përshëndetur njoftimet nga anëtarët e tjerë të koalicionit se ata do të furnizonin me raketa me rreze të gjatë veprimi Ukrainën “për të forcuar më tej furnizimet e vendit”.
Starmer nuk ishte në Paris, por është konfirmuar se ai ishte lidhur online.