Kryeministri dënon sulmin ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi

18 tetor 2020 | 17:53

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se me shqetësim ka marrë lajmin për rastin e sulmit ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi.

Ai ka thënë se liria e medias dhe liria e shprehjes janë të garantuara me ligj dhe do të mbrohen në secilën rrethanë.

“Prandaj, kërkoj nga organet e rendit që ta trajtojnë rastin e Shkumbinit me prioritet të lartë dhe t’i zbardhin rrethanat e sulmit. Sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave janë sulme direkte ndaj vlerave demokratike, prandaj edhe do të trajtohen me prioritet nga organet e rendit në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka kundërshtuar…