Kryeministri Kurti shkon në këmbë në zyre (Foto)

23 shkurt 2020 | 13:50

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti edhe të dielën ka dalë në punë.

Ai sot nuk e ka shfrytëzuar veturën zyrtare, duke ecur në këmbë nga banesa e tij deri në zyre.

Kurti nëpërmjet llogarisë se vet në “Instagram” ka bërë me dije arsyen se pse ka shkuar në këmbë në punë.

“Sot lëviza në këmbë nëpër qytet dhe shkova në zyrë pa makinë. Ambienti është jeta. Prandaj, le ta ruajmë. Sa herë është e mundur duhet ta shmangim lëvizjen me automjet”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eden Hazard doli nga loja duke çaluar në humbjen 1-0…