Kryeministri lituanez jep dorëheqje mes akuzave për marrëveshje të dyshimta biznesi

31 korrik 2025 | 11:33

Kryeministri i Lituanisë, Gintautas Paluckas, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për shkak së shumë pyetje janë ngritur në publik pas dyshimeve për parregullsi në marrëveshjet dhe financimin e kompanisë së tij, me partnerët e koalicionit që kërcënojnë të largohen nga qeveria nëse ai do të mbetet në detyrë.

Derisa ka mohuar çdo akuzë për shkelje që janë raportuar në medie, Paluckas ka shkruar në pushim dyjavor dhe më pas ka vendosur të japë dorëheqjen të enjten në mëngjes, shkruan “The Guardian”.

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausëda, ka konfirmuar se e ka pranuar dorëheqjen të enjten në mëngjes, duke e mirëpritur atë si zgjedhjen e duhur, raportoi “LRT”.

Diskutimet e brendshme qeveritare tani do të fillojnë për ta zgjedhur pasardhësin, me zëvendëskryetarin e Parlamentit, Jouzas Olekas, kryetarin e bashkisë së Vilniusit, Robert Duchneviq dhe ministren e Sigurimeve Shoqërore dhe të Punës, Inga Ruginienë si kandidatë kryesorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti i Akhmatit, Bernard Berisha, ka vlerësuar performancën e bashkëkombësit…