
Kryeministri në detyrë shmang përsëri pyetjet e gazetarëve, fëmijët brohorasin emrin e Thaçit dhe Kurtit në akademinë përkujtimore në Studime
02 maj 2025
| 14:25
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore me rastin e 26-vjetorit të masakrës së kryer nga forcat serbe në fshatin Studime të Vushtrrisë.
Kurti sërish nuk ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, i cili vazhdon të mbetet i bllokuar pas zgjedhjeve të fundit.
Pas përfundimit të akademisë përkujtimore përreth janë dëgjuar brohoritjet e fëmijëve që thërrisnin emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi. Më pas, edhe disa të tjerë kanë brohoritur emrin e Albin Kurtit. /EO
