“Kryeministri s’po më përgjigjet”, Elbert Krasniqi kapet mat nga mediat

15 prill 2025 | 11:36

Ministrit në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqit i janë kapur disa biseda në telefon nga mediat, teksa shkruan me dikë gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Nuk dihet se kush është personi me të cilin ai po shkruan. Por në biseda përmendet Kryetari i Partisë Liberiane Egjiptiane, Veton Berisha, dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.

“A more info për Vetonin?” i thotë personi i emëruar “Asllani Fushë Kosovë”.

“KM s’po më përgjigjet”, ia kthen Elberti, që me gjasë është duke u nënkuptuar për kryeministrin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Crystal Palace raportohet se do të konkurrojë me Aston Villan…