Kryepeshkopi rus, lutje: Jepini fund luftës në Ukrainë

05 korrik 2022 | 08:00

Kryepeshkopi i rajonit perëndimor të Belgorodit të Rusisë ka bërë thirrje për t’i dhënë fund “gjakderdhjes në tokën ukrainase”. Deklarata e tij është e rrallë dhe bie ndesh me politikën e Kremlinit.

Vërejtjet e tij, të raportuara në mediet ruse, pasuan me një seri sulmesh raketore në qytetet ruse Belgorod dhe Kursk në kufirin e Ukrainës, për të cilat Moska ka fajësuar Kievin.

“Mbrëmë raketa nga forcat e armatosura të Ukrainës goditën njerëzit e Belgorodit që flinin në zonat e banuara”, shkroi kryepeshkopi, në një deklaratë të postuar në faqen zyrtare të kishës.

“Midis të vdekurve ishin banorë të rajonit të Kharkivit, të Ukrainës që erdhën për të kërkuar strehim nga lufta në Belgorodin paqësor.

Ne bëjmë thirrje për një lutje të veçantë për t’i dhënë fund gjakderdhjes që po ndodh në tokën ukrainase, por që sot ka arritur edhe në shtëpitë tona”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediet në Venezuelë biznesmenin shqiptar dhe ish-presidentin e Kosovës, Behgjet…