
Kryeprokurori Isufaj dhe përfaqësuesit e ambasadës britanike diskutojnë për themelimin e Ekipeve të Përbashkëta Hetimore
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka pritur të mërkurën në takim Margaret Belof, Alan Edwards, Altina Besimi dhe Blend Zyrapi nga Ambasada e Britanisë së Madhe në një takim pune.
Takimi është zhvilluar në kuadër të projekteve dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Ambasadës britanike dhe Prokurorisë Speciale.
Gjatë takimit është vënë theksi tek rëndësia e themelimit të ekipeve të përbashkëta hetimore, në përputhje me dispozitat e Ligjit të ri për Prokurorinë Speciale, si një hap i rëndësishëm drejt rritjes së efikasitetit në hetimin dhe ndjekjen e veprave të rënda penale.
Palët kanë theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit, ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe forcimit të raporteve ndërinsitucionale në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.