Kryeprokurori Kryeziu: Janë shtuar mbi 40 mijë vota në Prizren, veç një klasë është e paprekur

23 janar 2026 | 16:00

Petrit Kryeziu, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, ka thënë se vetëm një klasë në rajonin e Prizrenit, ka dalë e paprekur (e pamanipuluar).

Ai ka thënë diferenca totale e keqpërdorimeve është mbi 60 mijë vota.

Pjesë nga fjala e kryeprokurorit Kryeziu në konferencë:

Ditë më parë kemi paralajmëruar se manipulimi i votës është krim dhe do të ndëshkohet.

Secili prej atyre që ka guxuar të fusë duart në votat dhe vullnetin e qytetarëve është ballafaquar me forcën e ligjit.

Dua ta bëj të qartë se këtu nuk bëhet fjalë për numërimin e votive te subjekteve politike më 28 dhjetor, por bëhet fjalë për manipulime Brenda llojit, aty ku katër subjektet e mëdha politike, kanë dërguar të preferuarit e tyre dhe ata kanë menduar se larg syve të policisë dhe prokurorisë mund të manipulojnë dhe mund t’ia dalin pa të keqe.

Mund të kuptoheshin gabimet e vogla të dhjetëra votave edhe pse KQZ nuk ka ndonjë marzhë tolerance.

Këtu nuk bëhet fjalë as për dhjetëra as për qindra, por për mijëra vota të manipuluara dhe falsifikuara.

Pra kandidatë, vetëm të një subjekti të një partie politike, që ka nga 100 200 e deri në 6 mijë vota të falsifikuara.

Kjo ka ndodhë vetëm në Qendrën Komunale të Numërimit. Vetëm në një vendvotim, numri i manipuluar ka shkuar deri në 2444 vota, pra praktikisht vetëm në një klasë sa kanë votuar qytetarët janë manipuluar 2444 vota derisa mund të them se në regjionin tonë ato që janë numëruar nga subjektet politike, vetëm një klasë ka dalë e pakeqpërdorur.

Pra maksimalja është mbi 2 444 vota.

Pra po flasim për komunën e Prizrenit, që janë shtuar 40 mijë e 497 vota dhe janë hequr 27 mijë e 520 vota.

Kushdo që guxon t’i futë duar në vullnetin e qytetarëve do të ballafaqohen me forcën e ligjit, siç po ballafaqohen një pjesë e madhe sot.

Katër prokurorët e departamentit të krimeve të rënda, janë marrë me procese dhe kanë dalë në stacione policore dhe kanë lëshuar 109 urdhër për ndalime.

Sot kemi pasur situatë ku kemi pasur edhe dëshmitarë, edhe si kanë ardhur presionet dhe kush ka dhënë e ka marrë ryshfet.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kampionët e Evropës, Benfica dhe Real Madrid, do të luajnë…