Kryeqyteti ndan 96 bursa për studentët e dalluar

13 qershor 2025 | 12:29

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është shumë i lumtur që si kryeqytet janë gjithmonë në mbështetje të rrugës akademike të të rinjve tanë.

“Bashkë me drejtorin e Arsimit, Samir Shahini, ndamë 96 bursa për studentët më të dalluar të kryeqytetit, si mbështetje konkrete për përpjekjet e tyre në rrugën drejt dijes dhe suksesit. Këto bursa janë më shumë se ndihmë financiare, janë vlerësim për përkushtimin, disiplinën dhe talentin që të rinjtë tanë po tregojnë çdo ditë. Krenar për çdo të ri e të re që sot u vlerësua, ju jeni forca që e çon kryeqytetin përpara”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJD) ka dalë…