Kryeqyteti po shantazhohet politikisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, e ka fajësuar qeverinë Kurti për mungesën e buxhetit të Prishtinës.
Lushaku ka thënë se “kryeqyteti po shantazhohet politikisht”.
Përmes një postimi në Facebook, deputetja e LDK-së ka thënë se vendimin politik nga Kurti e Murati po e vuajnë qytetarët e Prishtinës.
“‘Qeveria uzurpatore’ me në krye Albinin dhe Hekuranin e ka bllokuar Buxhetin e Prishtinës tash e 11 muaj! Bllokimi i Buxhetit të Kryeqytetit është vendim politik dhe pasojat po i paguajnë qytetarët e Prishtinës. Po flasim për 33 milionë euro të ngujuara me qëllim: 23 milionë nga të hyrat e veta, pra pagesa direkte të qytetarëve të Prishtinës dhe 10 milionë nga granti qeveritar, krejt këto para të qytetarëve që qeveria e mban pezull për llogari politike”, thuhet në postimin e saj.



