Kryesuesi i Bordit të Trafikut Urban, Ylber Çitaku: Thirrje publike për 5 kandidatët për kryetar të Prishtinës

25 gusht 2025 | 12:32

Ylber Çitaku, si qytetar i Prishtinës dhe si Kryesues i Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Komunale “Trafiku Urban” Sh.A., Prishtinë, u ka bërë thirrje publike 5 kandidatëve për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, Besa Shahini, Perparim Rama, Hajrulla Çeku dhe Uran Ismailit që t’i marrin parasysh 5 hapa konkretë për zgjidhjen e njërit prej problemeve më të mëdha në kryeqytet – TRAFIKUT.

Çitaku ka thënë se nëse i zbatoni këto 5 pika atëherë Prishtina do të bëhet një qytet i jetueshëm për banorët e saj rezidentë dhe një destinacion i dëshiruar për të tjerët.

Postimi i plotë i Ylber Çitakut:

Thirrje publike për 5 kandidatët për Kryetar të Prishtinës; Bekë Berisha, Besa Shahini, Perparim Rama, Hajrulla Çeku, Uran Ismaili.

Si qytetar që jetoj dhe punoj në Prishtinë, dhe si dikush që e kam analizuar dhe studiuar trafikun e qytetit për shumë vite, propozoj 5 hapa konkretë për zgjidhjen e njërit prej problemeve më të mëdha në kryeqytet – TRAFIKUT:

1. Sinkronizimi i semaforëve,

2. Shirit i veçantë rrugor për autobusë,

3. Udhëtimi falas për të gjithë,

4. Parkingje falas në hyrje të kryeqytetit, dhe

5. Rregulla lehtësuese dhe të veçanta për banorët rezidentë dhe bizneset.

Nëse implementohen këto masa, rezultati do të jetë:

– 10 milion € – kosto e implementimit,

– 20 milion € – kostoja vjetore e Trafikut Urban,

– 246 milion € – fitim vjetor i llogaritshëm për komunën dhe qytetarët,

– Qindra milionë € – fitim i pallogaritshem brenda vitit për komunën dhe qytetarët.

Dhe mbi të gjitha:

Prishtina do të bëhet një qytet i jetueshëm për banorët e saj rezidentë dhe një destinacion i dëshiruar për të tjerët.

Kandidat të nderuar,

Nëse pajtoheni dhe besoni në këto pika, ju ftoj t’i përfshini në programet tuaja dhe t’u premtoni qytetarëve se do t’i realizoni.

Nëse keni dilema, nuk jeni plotësisht të bindur apo keni nevojë për sqarime shtesë, mos hezitoni të më kontaktoni. Mjafton të ndani disa orë nga koha juaj e çmuar dhe do të bindeni për mundësinë.

Me respekt,

Ylber Çitaku

Qytetar i Prishtinës

Kryesues i Bordit të Drejtorëve

Ndërmarrja Publike Komunale “Trafiku Urban” Sh.A., Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rezultatet zhgënjyese të kohëve të fundit, me katër gara radhazi…