Kryetari Hyseni: Rritet transparenca komunale në Gjilan

04 gusht 2022 | 14:37

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë me dije se komuna ka shënuar rritje të transparencës në gjashtëmujorin e parë.

Kryetari Hyseni është shprehur se bazuar në matjen e realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, Gjilani ka shënuar rritje të transparencës për tre pikë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

“Gjilani shënon rritje të transparencës në gjashtëmujorin e parë. Qeverisja transparente ishte edhe zotim i yni. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kemi ngritje për 3 pikë bazuar në matjet e realizuara për 38 komuna të Kosovës nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe organizatat jo qeveritare. Pak nga pak, po përmbushim zotimet: Transparencë, ndershmëri e profesionalizëm”, ka deklaruar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Partisë “Partia e Lirisë” Ilir Meta vizitoi këtë…