Kryetari i FSP-PTK-së hap rast në polici për shantazhe ndaj tij

02 dhjetor 20:14

Kryetari i Sindikatës së Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, ka deklaruar se është duke u shantazhuar nga një profil i rrejshëm në “Facebook”, e që sipas tij, nga ky profil në emër të punëtorëve janë duke u drejtuar akuza për gjoja abuzimit me paratë e Telekomit në adresë të tij.

Balaj ka thënë se për këtë rast ka hapur rast ne Policinë e Kosovës dhe se pret nga drejtësia që ta thotë fjalën përfundimtare. “Ne emër të FSP-PTK-s, sot kemi hapur rast në Policin e Kosovës ndaj profilit të rrejshëm dhe shantazhues. Edhe një herë kërkoi nga Prokuroria e Shtetit t’i hetoi të gjithë ata që kanë nënshkruar kontrata të dëmshme që e kanë sjell Telekomin në këtë gjendje, gjithashtu edhe Mua nëse e shohin të arsyshme”.

Ai ka thënë se shantazhet s’mund ta ndalin në punën e tij e as të sindikatës që ai e drejton. “Tashme  e një javë një profil i rrejshëm në “Facebook”,është duke u marruar me mua, respektivisht pozitën time si kryetar i Sindikatës dhe sot paska postuar në emër të punëtoreve, gjoja për lidhjet e mia dhe dëmet qe i’a kam shkaktuar Telekomit. Postimet e tilla s’mund ta denigroj autoritetin tim dhe FSP-PTK-në për punën që kemi bërë në këto 6 vite sa jam në krye të federatës”, ka shkruar Balaj në profilin e vet në “Facebook”:

Ai tutje i ka bërë thirrje personit që është duke e shantazh ar, sipas tij me “Facebook”, të rrejshëm që publikisht të përballet me argumente me të.

Postimi i plotë i Balajt në “Facebook”:

Shantazhet janë të kota!

Tashme  e një javë një profil i rrejshëm në “Facebook”,është duke u marruar me mua, respektivisht pozitën time si kryetar i Sindikatës dhe sot paska postuar në emër të punëtoreve, gjoja për lidhjet e mia dhe dëmet qe i’a kam shkaktuar Telekomit.

Postimet e tilla s’mund ta denigroj autoritetin tim dhe FSP-PTK-në për punën që kemi bërë në këto 6 vite sa jam në krye të federatës.

FSP-PTK e drejtuar nga unë, bashkë me organet drejtues, si rrjedhojë e kërkesës së punëtorëve kemi deponuar kontrata në prokurorinë e shtetit të cilat i kanë shkaktuar qindra miliona dëme Telekomit të Kosovës.

Këto dëme janë bërë nga njerëzit brenda, por  edhe nga ata që janë jashtë Telekomit, ku përfshihen ish-kryeshefa dhe ish anëtarë të bordeve, të cilët kanë lejuar nënshkrimin e këtyre kontratave. Tash me jeni dëshmitar që kanë filluar të ngritën aktakuza ndaj dëmtuesve të Telekomit, të cilët ishin  nënshkrues të kontratave të dëmshme dhe janë duke u hetuar lënde për të cilat Ne shpresojmë që shumë shpejtë drejtësia do ta thotë fjalën e vet.

Shkrimet me Fake profil në “Facebook”, s’munden t’na shantazhojnë me shpifje, pasi Unë dhe kolegët e mi jemi, do të mbesim të pozicionuar në anën e drejtë dhe presim që drejtësia do ta tregoj të vërtetën. Frika nga drejtësia s’i duket po i detyron disa persona te hapin Profile të rrejshme. Ne emër të FSP-PTK-s, sot kemi hapur rast në Policin e Kosovës ndaj profilit të rrejshëm dhe shantazhues. Edhe një herë kërkoi nga Prokuroria e Shtetit t’i hetoi të gjithë ata që kanë nënshkruar kontrata të dëmshme që e kanë sjell Telekomin në këtë gjendje, gjithashtu edhe Mua nëse e shohin të arsyshme.

Po ashtu, i bëj thirrje personit që ta shpalos fytyrën e vërtetë.

Unë jam publikisht duke u përball me krimin dhe shantazhuesit dhe të gjitha faktet që ka ndaj meje dhe FSP-PTK s t’i dërgoj në Prokurorin e Shtetit dhe të përballemi me drejtësinë.

Unë asnjëherë s’jam frikësuar ndaj askujt, çdo gjë që e kam bërë e kam bërë me fytyrë, emër e mbiemër. Prandaj, edhe personit që e atakon emrin tim i bëjë thirrje, ta bëjë këtë publikisht, në medie në cilindo debat apo cilindo televizion dhe mos të fshihet së pari nga vetvetja, e pastaj nga publiku.

Me respekt

Lamih Balaj

Kryetar i FSP-PTK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët e Qeverisë afgane dhe përfaqësuesit e talibanëve kanë thënë…