
Kryetari i Gjakovës për Agron Kuçin: Njeri i parimeve fisnike dhe i palodhshëm!
25 qershor 2025
| 15:07
Kryetari i Komunës së Gjakovës, njëherësh nënkryetar i AAK-së, Ardian Gjini, ka postuar në “Facebook” një fotografi me Agron Kuçin, i cili në zgjedhjet e 12 tetorit i është rikthyer garës për kryetar të Komunës së Junikut.
Gjini ka lavdëruar personalitetin e Agron Kuçit. “Njeri i parimeve fisnike dhe i palodhshëm! Agron Kuçi”, ka shkruar Gjini.
Agron Kuçi për tri mandate radhazi ka qenë kryetar i Komunës së Junikut.