
Kryetari i Kaçanikut takohet me gratë asambliste
16 janar 2020
| 14:07
Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka pritur në takim grupin e grave asambliste të Kuvendit Komunal.
Në këtë takim, Ilazi u ka dëshiruar atyre suksese dhe punë të mbarë për vitin 2020, derisa ka kërkuar sa më shumë të punohet dhe të avokohet për integrimin e grave në jetën publike dhe institucionale.
Po ashtu, në këtë takim është diskutuar edhe për hartimin e planit të punës të këtij grupi, ndërsa kryetari Ilazi ka shprehur përkushtimin institucional në përkrahje të aktiviteteve që do të realizohen gjatë vitit 2020.
/Epoka e re/