Kryetari i Kamenicës nënshkruan marrëveshje në vlerë 350 mijë euro me ministrin Peci

29 qershor 2022 | 12:29

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka nënshkruar marrëveshje me Ministrin e Bujqësisë, Faton Peci për ndërtimin e pendës në Muçivërc.

I pari i komunës ka thënë se kjo marrëveshje përfshin zgjerimin dhe rehabilitimin e sistemit të ujitjes në Kamenicë.

“350,000€ investime në sistemin e ujitjes në Komunën e Kamenicës. ‘Toka të mbjellura’ ishte sllogani që kishim për Bujqësinë në fushatë. Ndërsa sot kemi nënshkruar një nga projektet më të mëdha në histori për bujqësinë e Kamenicës. Marrëveshja e nënshkruar sot me Ministrin e Bujqësisë z. Faton Peci, do të sigurojë ndërtimin e pendës në Muçivërc, si dhe zgjerimin e rehabilitimin e sistemit të ujitjes në komunën tonë. Sigurimi i kushteve sa më të mira për bujqit, na siguron prodhime vendore që prekin edhe tregjet e huaja. Falënderoj drejtorin Shpend Morina, për kontributin e dhënë për arritjen e marrëveshjes”, ka thënë Rahimaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur në takim përfaqësuesin special…