Kryetari i Kamenicës pret në takim operatorët ekonomikë

26 qershor 2025 | 14:02

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me shefin e kabinetit, Vaxhid Rexhepaj dhe drejtorin e Investimeve Kapitale, Blerim Murina, kanë mbajtur takim me operatorët ekonomik dhe menaxherët e mbikëqyrësit e kontratave të projekteve.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me ecurinë e punëve në realizim të projekteve.

Kryetari Rahimaj ka kërkuar informata nga operatorët ekonomik dhe menaxherët e mbikëqyrësit kontratave për projektet e realizuara.

Ndër të tjera janë diskutuar edhe sfidat e problemet që mund të hasen në realizim të projekteve kapitale.

Kryetari Rahimaj u ka ofruar mbështetje të plotë operatorëve ekonomik duke u ofruar zgjidhje për problemet që kanë, në mënyrë që projektet e planifikuara të mos mbesin pa u realizuar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri hungarez Viktor Orban shprehu kundërshtim të fortë ndaj anëtarësimit…