Kryetari i Odës së Mjekëve si ish-mërgimtar kritikon vendimin e Kurtit për t’ua paguar policen e sigurimit mërgimtarëve

27 qershor 2025 | 23:44

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, e ka kritikuar vendimin e qeverisë së Kosovës për t’i ndarë 4 milionë euro për t’ua paguar policen e sigurimeve në kufij për mërgimtarëve.

Sejdiu tha se mërgimtarët s’kanë nevojë për “6 kg qershia sa do harxhonte për karton të gjelbër” dhe se Kosova në çdo cep ka nevojë për më shumë mjekë.

“Mbase kam një kredit moral të bëjë këtë postim, kjo duke patur parasyshë se dola jashtë Kosovës që në moshën 18 vjeçare dhe u ktheva si 36 vjeçar! Pra, e njoh mallin e mërgimtarit për nënën , babën , vllaun dhe motrën! Njoh mallin për gurët e drunjët e këtij vendi! Prandaj, mendoj se mërgimtari ynë nuk ka nevojë për 6 kg qershia sa do harxhonte për karton të gjelbërt! Por Kosova dhe çdo cep i Sajë ka nevojë për një mjek më shumë !Mjerim dhe poshtërim njëkohësisht!”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari aktual i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, do të…