Kryetari i PDK-së për Itali, Patriot Krasniqi: Mërgata ka qenë dhe mbetet zemra e fuqisë sonë politike

01 dhjetor 2025 | 16:21

Kryetari i degës së PDK-së në Itali, Patriot Krasniqi, përmes llogarisë së vet në “Facebook”, ka bërë të ditur se mërgata është e mobilizuar si kurrë më parë që të votojë për ndryshim e madh që do të ndodh në Kosovë. Ai ka bërë të ditur se mbi 70% e strukturave të PDK-së janë të gatshme dhe të motivuara që të marrin pjesë për herë të parë, drejtpërdrejt, në votime

Njoftimi i plotë i Krasniqit:

Ditëve të fundit ka pasur zëra që ngrenë shqetësime rreth gatishmërisë së mërgatës për të marrë pjesë në procesin zgjedhor.

Kjo na ka bërë më të organizuar dhe me te fort në këtë do dit, Dua ta theksoj qartë këto frikëra janë të pabazuara. Mbi 70% e strukturave tona janë të gatshme dhe të motivuara që të marrin pjesë për herë të parë, drejtpërdrejt, në votime. Kjo është dëshmi e fuqisë së organizimit tonë dhe e vendosmërisë së mërgatës për të treguar se kujt i takon përkrahja e saj reale.

Dita e 28 dhjetorit do të jetë ditë e ftohtë për Vetëvendosjen, sepse atëherë do ta marrë përgjigjen tonë.”

Ne jemi dakorduar që takimin tonë të radhës më të gjithë nendeget që të mbahet ditën e Merkur, kemi vendosur të themelojmë Shtabin dhe Ekipin Punues, duke përfshirë çdo aktivist e anëtar të përkushtuar.

Qëllimi ynë është që asnjë votë të mos mbetet pas do të organizojmë, ndihmojmë dhe mbështesim çdo bashkatdhetar që ka nevojë për udhëtim dhe koordinim për të ardhur në Kosovë e për të votuar personalisht.

Mërgata ka qenë dhe mbetet zemra e fuqisë sonë politike. Është koha që zëri ynë të dëgjohet qartë dhe fuqishëm. PDK-ja ka besimin, përkrahjen dhe energjinë e mërgatës sonë në Itali, dhe ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë për një Kosovë më të fortë, më stabile dhe më të drejtë më Bedri Hamzen Kryeministër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona mundi Alaveshin në fundjavë 3-1, mirëpo ajo që mori…