Kryetari i Prizrenit tregon nëse do të hiqet shtatorja e Skënderbeut

30 nëntor 2020 | 23:18

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka ka folur për shtatoren e heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu të vendosur në Prizren më 28 nëntor.

Përdorues në rrjete sociale dhe kritikë arti thonë se shtatorja ka shumë mangësi. Por a do të hiqet ajo nga qyteti?

Kryetari i Prizrenit thotë se do të ngrihet një komision i përbërë nga artistë e historianë që do të bëjnë vlerësimin e duhur të shtatores.

“Nëse shikoni aty, është shkaba dy krenare, shqiponja unë nuk e shikoj një element të tillë. Ai është luftëtar i shqiptarëve ndaj është në Prizren. Shtatorja e ka edhe flamurin është me shqiponjë, nuk ka elemente që po flitet këtu. Unë për këtë rast do të formojmë komision ta vlerësojmë dhe të japin rekomandimin. Unë pranoj debatin, jam i hapur për kritika. Duhet të kemi kujdes në bërjen e kritikave të mos shkojmë ne censurën e artisteve, do të analizohet brenda strukturuarave publike. Por në vend të informojnë kanë dezinformuar dhe ky debat duhet të shkojë në drejtimin se si ka ndodhur kjo ngjarje”, tha Haskuka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka hapur aplikimin për grante për përkrahjen…