Kryetari i Vushtrrisë pas reshjeve të mëdha të shiut: Gjendja është nën kontroll

20 nëntor 2022 | 14:33

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se nga mëngjesi është duke parë nga afër gjendjen e lumenjve pas reshjeve të mëdha të shiut.

Idrizi në një postim në “Facebook”, ka shkruar se situata është nën kontroll dhe ka falënderuar të gjithë operatorët e kësaj komune që me makineritë e tyre janë në gjendje gatishmërie për intervenim.

“Bashkë me drejtorinë për Emergjenca, që nga mëngjesi jemi nëpër fshatra e qytet për të parë nga afër gjendjen e lumenjve pas reshjeve të mëdha të shiut. Falënderoj të gjithë operatorët vushtrrias që me makineritë e tyre janë në gjendje gatishmërie për intervenim”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa…