Kryetari Latifi vizitoi fabrikën e miellit “M&Sillosi”

05 shkurt 15:02

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka vizituar fabrikën e miellit “M&Sillosi”, ku është pritur nga drejtori i kësaj fabrike, Dardan Shala.

Në këtë takim të përbashkët u bisedua për bashkëpunimin në mes të komunës dhe fabrikës “M&Sillosi”.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, gjatë vizitës së bërë fabrikës së miellit “M&Silosi” i ka përgëzuar stafin për punën e bërë dhe për rezultatet e arritura, rezultate këto siç tha ai të cilat janë vlerësuar edhe jashtë Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, kryetari Latifi, drejtuesve të fabrikës u ka premtuar bashkëpunim dhe përkrahje të vazhdueshme institucionale.

Drejtori i fabrikës  së miellit “M&Sillosi” Dardan Shala, e ka falënderuar kryetarin Latifi, për vizitën dhe ofrimin e bashkëpunimit.

Ai e ka njoftuar me gjerësisht kryetarin Latifi për fabrikën, duke thënë se “M&SIllosi” është furnizues ndërkombëtar dhe prodhues më i madh në rajon me miell me cilësi të lartë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka…