Kryetari që mban ende në zyrë fotografinë e Hashim Thaçit, pret për urime babain dhe axhallarët
Smajl Latifi është rizgjedhur kryetar i Rahovecit edhe për një mandat. Ai ka fituar garën ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Dulës. Latifi është i vetmi kryetar komune nga radhët e AAK-së që nuk i përket Partisë Demokratike të Kosovës, por që në zyrën e tij vazhdon të mbajë fotografinë e ish-presidentit Hashim Thaçi. Përveç saj, Latifi mban edhe fotografinë e presidentes Vjosa Osmani si dhe të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Për t’ia uruar mandatin e ri, kryetarin Latifi e kanë vizituar në zyrë babai i tij, Malushi, dhe axhallarët Ramizi e Lata. Këtë e ka bërë të ditur vetë Latifi përmes një postimi në “Facebook”.
“Ndjenjë jashtëzakonisht e mirë të kem mysafirë për urime më të dashurit e mi: babain, bacën Malush dhe axhallarët, haxhi Ramizin e axhën Latë!”, ka shkruar ai.



