Kryeziu për gjuhën e ngarkuar në fushatë: Arsye e mjaftueshme për ndëshkim politik nga qytetarët

06 nëntor 2025 | 12:32

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Demokraci (KDI), Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj gjuhës së ngarkuar në fushatë zgjedhore.

Duke ju referuar gjuhës së Albin Kurtit, Kryeziu ka thënë se gjuha përçmuese po kthehet në instrument politik.

“Gjuha përçmuese, fyese dhe etiketuese ndaj kundërshtarëve politikë, si dhe nxitja e përçarjes qytetare, po kthehen në instrument politik për ata që vëmendjen e fitojnë vetëm përmes polarizimit. Kjo nuk është politikë. Kjo është varfërim i debatit publik. Një qasje e tillë duhet të jetë arsye e mjaftueshme për ndëshkim qytetar dhe politik ndaj atyre që, duke mos pasur argumente dhe vizion, zgjedhin të zhvillojnë betejën politike përmes degradimit të debatit publik”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar opinionin publik për qarkullimin e…