
Ku ka mbetur BE-ja?
19 korrik 2020
| 20:08
Zëvendëskryeministri i parë Besnik Tahiri ka thënë se u bënë dy vjet kur Komisioni Evropian konfirmoi se Kosova përmbushi të gjitha obligimet e veta si qeveri e shtet për liberalizim të vizave.
Tahiri ka theksuar se para kësaj date ka pasur shumë premtime dhe zotime nga BE-ja, por edhe sot e kësaj dite nuk kemi liberalizim.
“Mos të harrojmë se Kosova mbetet vendi që ka kaluar më së shumti kohë nga vlerësimi se i kemi përmbushur kriteret deri në liberalizimin e plotë. Çka të thuhet veç se çka është tepër është!!”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
(Q.R / Epoka e re)