Kualifikueset e Kupës së Botës, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Andorra
12 nëntor 2025
| 14:03
Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar të mërkurën drejt Andorrës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi i lojtarëve është i plotë dhe po të mërkurën do të jenë gati për të zhvilluar stërvitjen zyrtare para ndeshjes me Andorrën.
Ndërkohë, trajneri Silvinjo dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin para medias në konferencën zyrtare para ndeshjes së nesërme, të cilën mund ta ndiqni drejtpërdrejt në FSHF TV.
Kombëtarja shqiptare do të përballet të enjten me Andorrën në orën 20:45, ndeshje e vlefshme për Botërorin e vitit 2026.



