Kuçi dhe ambasadori norvegjez diskutuan për gjendjen ekonomike në Kosovë

30 qershor 2020 | 14:28

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçi e ka pritur sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Në takim është diskutuar për bashkëpunimin mes Republikës së Kosovës dhe Norvegjisë, me theks të veçantë është diskutuar për gjendjen ekonomike në Kosovë, e krijuar si pasojë e pandemisë Covid-19.

Ministri Blerim Kuçi e ka falënderuar ambasadorin norvegjez, Jens Erik Grondahl, për mbështetjen e vazhdueshme që Norvegjia i ka dhënë dhe po ashtu do të vazhdojë t’i jep Kosovës dhe e njoftoi atë për veprimet që po ndërmerr Qeveria e Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

“Z. Kuçi dhe Z. Grondahl shprehen gatishmërinë që të thellojnë edhe më të tej bashkëpunimin, në veçanti në fushën e zhvillimit ekonomik, pasi është nevojë emergjente pas gjendjes së krijuar në ekonominë e Kosovës, e goditur rëndë nga Covid-19”, është thënë në njoftimin e MZhE-së, duke u shtuar se Po ashtu, Ambasadori Jens Erik Grondahl ka premtuar se të gjitha projektet rajonale dhe lokale, do të kenë mbështetje gjithëpërfshirëse në rimëkëmbjen ekonomike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy eventet më të mëdha ekipore për shtete në tenis,…