Kukësi kjo strehë e shejtë për shqiptarët nga Kosova

30 shtator 10:35

Shkruan: Jahja Lluka

Në kohë apokalipsi për ne kur korbat e zi, kishin pushtuar vendin tonë, kur pragu I shtëpisë po digjej, dhe ëndrrat po shuheshin.Dora vrastare e armikut nuk njihte ligje,s’kishte as zot se po vrisnin pleq e fëmij në djep.

Vajzat dhe djemtë tanë më të mirë ju bashkuan UÇK-së, për ti dalë zot atdheut.

Këtu kishte gjenocid,bota u tmerrua nga krimet horror që ndodhnin ndaj neve vetëm pse ishim shqiptar.

Fundi I  një shekulli po mbyllej me lotë nënash shqiptare, të cilat po vaŕrosnin bijtë e tyre.

S’mbet shtëpi pa u djegur,s’mbet gjë pa u plaçkitur e shkatërruar.S’mbet familje pa u dëbuar. Rrugët u shndërruan në pelegrinazhe të pafajshmish të cilët s’mund t’i iknin fatit tragjik.

Kukësi ishte një portë për mijëra shqiptarë që zbathur e zhveshur po kërkonin një vend diku të strehoheshin.

Të pangopur nga uria, në Kukës u jepej buka atyre që me ditë nuk kishin ngrënë.

Kukësi u bë strehë e shejtë.Vëllëzerit dhe motrat tona, matanë kufirit hapen zemren dhe dyert e shtëpisë.Me bukë krypë e zemër po lidhej fort vëllazëria mes një populli të një gjaku ndarë mes kufijsh.

Kufi të përgjakur, për shekuj me radhë.

Kukësi ishte porta ku priti fëmijet jetim, nënat zemërthyera,pleq e invalidë që kishin humbur gjymtyret në luftë.

Bota e pa se si duheshin shqiptarët e ndarë padrejtësisht në kufij.

Kukësi tash e dy dekada përkujtohet nga mijëra shqiptarë të Kosovës që aty gjetën strehë.

Kukësi përgjithmonë do të mbetet në zemrat tona,si një strehë ku shpirtat gjetën ngrohtësi vëĺlazërore.

Andaj këtë vit Kukësit do t’i ndahet çmimi ‘Hasan Prishtina’ për merita të veçanta për pengimin e pastrimit etnik dhe për krijimin e kushteve për rikthimin e popullatës në Kosovë pas luftës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë vite, është një periudhë shumë e gjatë në futboll.…