Kukësi nderon Nexhmi Krasniqin me titullin “Nderi i Qarkut”

28 dhjetor 2020 | 21:35

Komandanti i Policisë Kufitare për Rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, sot është nderuar me titullin “Nderi i Qarkut” i qytetit të Kukësit në Shqipëri.

“Për një menaxhim të shkëlqyer të marrëdhënieve ndërkufitare, duke kontribuar në eleminimin e procedurave burokratike, duke siguruar një komunikim dhe trajtim dinjitoz të qytetarëve të Qarkut Kukës në të dy anët e kufirit shtetëror”, thuhet në motivacionin e titullit të ndarë për Komandantin Nexhmi Krasniqi, nga Qarku i Kukësit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se ky subjekt…