Kumbulla: Rikthehem në Romë, pastaj të shohim  

16 maj 2025 | 13:11

Mbrojtësi i Romës, Marash Kumbulla, aktualisht i huazuar te Espanyoli, ka folur për të ardhmen e tij në një intervistë për “Gazzetta.it”, ku ka lënë të hapur gjithçka për sezonin e ardhshëm.

“E vetmja gjë e sigurt është se do të rikthehem në kryeqytet. Pastaj do të shohim, sepse për momentin nuk ka as trajner në detyrë” u shpreh Kumbulla, duke nënvizuar se e ardhmja e tij do të varet nga projektet që do të ketë Roma në verë.

Mbrojtësi shqiptar theksoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë me klubin dhe me drejtuesit: “Federico Balzaretti më telefonon gjithmonë, madje ka ardhur edhe këtu për të më parë nga afër. Marrëdhënia me klubin është shumë e mirë”.

Kumbulla, i cili gjatë këtij sezoni ka gjetur më shumë hapësira dhe formë te Espanyoli, theksoi se më e rëndësishmja për të është që ka rikuperuar fizikisht dhe po luan rregullisht: “Për momentin nuk mendoj shumë për të ardhmen. E rëndësishme është që kam gjetur vazhdimësi, jam mirë fizikisht dhe kam luajtur shumë”.  Rikthimi në Romë është i sigurt, por e ardhmja e Kumbullës pritet të qartësohet pas vendimeve që do të marrë klubi për trajnerin e ri dhe projektin sportiv për sezonin 2024/2025.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Hykmet Bajrami, ka publikuar të dhënat e…