Kunati i Albulena Haxhiut, Dardan Krasniqi pritet të jetë në listën e kandidatëve për deputet nga AAK?
01 dhjetor 2025
| 16:25
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka intensifikuar veprimet për gjetjen e figurave të reja për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Pas raportimeve për aderimin e ish-kryeministrit Agim Çeku, Indeksonline raporton se garës për deputet i ka hyrë edhe Dardan Krasniqi.
Krasniqi është i njohur në opinion për qëndrimet e tij dhe analizat që bën karshi zhvillimeve politike në vend. Ai ishte pjesë e luftës së lavdishme të UÇK-së si një nga ushtarët më të rinj.



