KUR GËNJESHTRA ARRIN NË DESTINACION, E VËRTETA E HUMB RRUGËN

18 janar 2026 | 18:49

Nga Prof. Jeton Kelmendi PhD

Kjo qasje nuk është thjesht një metaforë e goditur, porështë një diagnostikë filozofike e kohës sonë, nëpër cilen po kalojmë. Në të përmblidhet drama e epokës moderne, ku raporti midis së vërtetës dhe gënjeshtrës nuk është më moral, por strukturor dhe me primesa plasuese. Nuk kemi të bëjmë më me përballjen klasike midis të mirës dhe të keqes, por me një zhvendosje më të rrezikshme: gënjeshtra është bërë funksionale, ndërsa e vërteta është bërë e papërshtatshme. Përnjë sindromë tillë, sepse kjo mendoj është nivelsindrome, shihet jo vetëm nga dukja, por edhe ngafunksionimi. Në këtë kuptim, problemi nuk qëndron te fakti që gënjeshtra ekziston, ngase ajo ka ekzistuar gjithmonë, por te fakti se gënjeshtra arrin në destinacion, përmbush qëllimin e vet, prodhon efekt, fiton legjitimitet. Thjeshtë legalizohet funksionin për çka e ka synim. Ndërkohë, e vërteta, e cila historikisht ka qenë busull orientimi për shoqëritë njerëzore, humb rrugën, jo sepse është e gabuar, por sepse rruga e saj është çoroditur, realiteti është kontaminuar deri atë shkallë, saqë pothuajse çdo gjëje i ka humbur fillivazhdimi-fundi..

Rruga si kategori filozofike

Në filozofi jetësore, rruga nuk është thjesht hapësirë fizike, por paraqet proces njohjeje. Që nga mendimi antik, e vërteta është lidhur me ecjen, kërkimin, përpjekjen. Platoni e paraqet të vërtetën si dalje nga shpella, kurse Aristoteli si përputhje e mendjes me qenien.
       Filozofia moderne si projekt racional. Në të gjitha këto, e vërteta nuk është e menjëhershme, ndërsa kërkon kohë, durim dhe përgjegjësi morale, natyrisht nëse ka moral tek shoqëria, përndryshe problemet janë edhe keq. Në epokën e sotme, rruga nuk është më e nevojshme. Gjithçka kërkohet të jetë e shpejtë, e thjeshtë, e konsumueshme. Kështu, rruga e së vërtetës, e cila është e gjatë dhe e ndërlikuar, shihet si pengesë. Humbja e rrugës nuk ndodh rastësisht, sepse ajo është pasojë e një bote që nuk e duron më procesin, por kërkon vetëm rezultatin. E vërteta humbet rrugën sepse shoqëria ka humbur durimin për ta ndjekur vërtetësinë.

Nga ana tjetër gënjeshtra “arrin në destinacion” sepse ajo nuk ka nevojë për përputhje me realitetin, por për përputhje me pritshmëritë. Destinacioni i saj nuk është e vërteta, por bindja, dominimi, kontrolli i perceptimit. Ajo nuk pyet “çfarë është?”, por “çfarë funksionon?”. Dhe kjo pastaj arrinë ta kryeh funksionin, punë e madhe qe nuk është vërtetë.

Në këtë kuptim, gënjeshtra është teleologjikisht e përsosur: është ndërtuar që në fillim për të mbërritur destinacion. Ndërsa e vërteta nuk është teleologjike, për faktin se ajo nuk garanton rezultat, nuk premton fitore, nuk ofron rehati. Ajo shpesh kërkon të pranojmë fajin, kufijtë, gabimet tona.Prandaj, në një botë që mat gjithçka me sukses, me fitore dhe me shifra, gënjeshtra është gjithmonë më konkurruese se e vërteta.

Narracioni i të pavërtetës

Gënjeshtra moderne nuk është më akt individual mashtrimi, sepse tani është sistem narrativ. E pavërteta ndërtohet si histori koherente, me heronj dhe armiq, me shpresa dhe frikëra, me fillim dhe fund të qartë. Në këtë mënyrë, i jep kuptim një realiteti të ndërlikuar duke e thjeshtuar në mënyrë brutale. E vërteta, përkundrazi, është fragmentare, shpesh kontradiktore, e pakëndshme. Ajo nuk ofron gjithmonë histori të bukura. Prandaj humbet betejën e narracionit. Siç e ka thënë Hannah Arendt, rreziku më i madh nuk është gënjeshtra e veçantë, por normalizimi i pavërtetës, momenti kur shoqëria pushon së kërkuari dallimin midis së vërtetës dhe gënjeshtrës. Në atë pikë, e vërteta nuk refuzohet, ajo thjesht bëhet e parëndësishme. Shih këtu: prej vendit tonë, deri andej disa vendeve edhe goxha konsoloduara, si përnga edukimi, ashtu edhe demokracia.

Politika si laborator i gënjeshtrës dhe Humbja e së vërtetës si humbje orientimi

Politika është fusha ku kjo përmbysje shfaqet më qartë. Në politikën bashkëkohore, e vërteta nuk është më kriter legjitimiteti, por kriter është efektiviteti narrativ. Një deklaratë politike nuk vlerësohet për saktësinë, por për ndikimin. Premtimi nuk ka për qëllim realizimin, por mobilizimin.Kështu, politika shndërrohet në teatër të gënjeshtrës funksionale, ku e pavërteta që arrin në cak quhet “strategji”, ndërsa e vërteta që dështon dhe nuk arrinë cak quhet “dobësi”.

Në këtë kontekst, gënjeshtra nuk është më devijim moral, por instrument pushteti. Dhe pushteti, kur funksionon, nuk ka nevojë të jetë i vërtetë, mjafton të jetë bindës. Kur e vërteta humbet rrugën, njeriu humbet orientimin. Kjo është kriza më e thellë: jo vetëm politike, por ekzistenciale. Njeriu modern jeton në një botë ku e di se gënjehet, por nuk di më ku ta kërkojë të vërtetën. Kjo gjendje prodhon cinizëm, apati dhe relativizëm ekstrem.

Në relativizëm, çdo gjë bëhet “opinioni im”. Kësi soji, kur gjithçka është opinion, asgjë nuk është përgjegjësi. Kështu, humbja e së vërtetës nuk çon në liri, por në zbrazëti morale.Tani këtu edhe mbaron arsyeja deri tek posedimi dhe nevojapër poseduar moralin edhe si shoqëri edhe si individ. E vërteta nuk është vetëm fakt, për shumë është strukturë orientimi për veprim. Pa të, njeriu nuk di pse vepron, vetëm di se vepron.

Dimensioni etik i rezistencës, Koha dhe vonesa e së vërtetës

Një element tragjik i së vërtetës është se ajo shpesh mbërrin vonë, pra pas kohës. Ajo zbulohet pas dëmit, pas katastrofës, pas zhgënjimit. Ndërsa gënjeshtra vepron paraprakisht, e vërteta vepron retrospektivisht. Kjo vonesë e bën të vërtetën të pafavorshme në një botë që jeton në të tashmen e vazhdueshme. Por kjo nuk e bën atë të pavlefshme konsideroj, përkundrazi, e bën të domosdoshme. Sepse vetëm e vërteta është në gjendje të shpjegojë pse kemi dështuar. Dhe kur e kuptojmë se pse kemi deshtuar, mundësia e korrigjimit ështëreale.

E vërteta nuk është më projekt fitoreje, por akt rezistence. Të thuash të vërtetën sot nuk do të thotë të fitosh, por të mos gënjesh veten. Është akt etik, mbase jo edhe strategjik. Në këtë kuptim, e vërteta nuk ka nevojë të arrijë gjithmonë në destinacion. Mjafton të mbetet rrugë, edhe nëse është e humbur, edhe nëse është e vështirë për t’u ndjekur. Sepse një shoqëri pa rrugë të së vërtetës është një shoqëri që ecën, por nuk shkon askund.

Dhe krejt për fund, “Kur gënjeshtra arrin në destinacion, e vërteta e humb rrugën” është një formulë e dhimbshme, por e saktë e kohës sonë. Ajo nuk na thotë vetëm se gënjeshtra fiton, por se fiton sepse bota është ndërtuar për ta pritur.

E vërteta nuk ka humbur sepse është e gabuar, por sepse kërkon njeri të përgjegjshëm, shoqëri të durueshme dhe politikë etike, ku këto tri gjëra që epoka jonë i konsideron të tepërta. Megjithatë, për sa kohë qe kjo fjali mund të thuhet, të mendohet dhe të analizohet, e vërteta nuk është zhdukur plotësisht. Ajo endet, është e lodhur, por ende ekziston, si ndërgjegje që refuzon të heshtë.

Prishtinë me 18 janar 2026

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Blerim Canaj -I- Një paralajmërim për Kosovën: Demokracitë nuk…