Kur shteti lëkundet, kombi kërkon ata që dinë të marshojnë përpara, jo të tërhiqen

10 dhjetor 2025 | 10:12

Zafir Berisha, kandidat për deputet në listën e AAK-së me numër 16

Kosova ka nevojë për njerëz që e kuptojnë shtetin, që e kuptojnë rrezikun, që e kuptojnë se liria kërkon menaxhim, jo improvizim.

Ditëve të fundit,
Jo prej dashnisë, jo prej respektit, por prej interesit të pastër politik, po i thërrasin mërgatës si mall elektoral, si numër votash, si bateri që i ringjallë edhe një herë ata që këtu veç po treten bashkë me besimin e qytetarëve.

Më ra me lexu diku që Dejana Mihali e Dimal Basha kanë bërë thirrje: “Regjistrohuni, ktheni në Kosovë me 28 dhjetor, hajdeni, votoni…”.

A thua vërtet na paska ardhë dita që mërgata me ju përgjigj Mihalit e Bashës, sikur këta të ishin farë autoriteti moral që e thërret kombin?

Disa prej nesh kemi qenë në diasporë atëherë kur u lëshua kushtrimi i vërtetë, jo nga studio televizive, jo nga tik-tokat e politikanëve mediokër, por nga krismat e pushkëve të komandantit legjendar Adem Jashari dhe UÇK-së.
NE u kthyem nga zëri i historisë që thërriste “Kthehuni për Kosovën!”, për me e mbrojtë Kosovën, jo për me e përdorë atë.

E sot kush po e jep thirrjen?
Dimal Basha e Dejana Mihali.
Për çka? Për kauzë kombëtare? Për reforma? Për drejtësi?
Jo.
Thirrja vjen për me ua zgjatë jetën politike atyre që i kanë vjedhur rezervat e shtetit, që bëjnë pazare me mafian energjetike të Serbisë, që e kanë kthyer shtetin në laborator eksperimentesh të adoleshencës politike.
#16Zafa
#129krahtejekosovë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza ka bërë një…