
Kur trafiku ndalon, jeta nuk duhet të ndalet
09 korrik 2025
| 14:34
Kjo është pamja nga një autostradë në Gjermani. Kur trafiku bllokohet plotësisht, shoferët e dinë çfarë duhet të bëjnë: lëvizin automjetet anash për të krijuar një “korsi shpëtimi” në mes të rrugës — një rrugë të lirë për ambulanca, zjarrfikës dhe automjete të tjera të emergjencës.
Ky është një veprim i thjeshtë, por që shpëton jetë.
Një kulturë e tillë duhet të bëhet normë edhe në Kosovë. Respektimi i rregullave dhe ndjeshmëria ndaj situatave emergjente është një shenjë e qytetarisë së vërtetë.