Kur Ulqini, Kosova e Amerika bashkohen në një tavolinë…

31 maj 2025 | 07:09

Këngëtari i mirënjohur firizajas, Gramoz Aliu apo siq njihet në popull ‘MOZZIK-u’, po qëndron në New York. Ai ka postuar një foto me Dzemal Lanican në një dark, ku ka shkruar se “Kur Ulqini, Kosova e Amerika bashkohen në një tavolinë…”. Mozzik ne Amerikë është së bashku edhe me të fejuaren e tij, Lolitën.

Postimi i plotë i MOZZIK-ut:

Kur Ulqini, Kosova e Amerika bashkohen në një tavolinë…

Sonte pata nderin e veçantë të takoj një shok të mirë, një burrë me zemër të madhe dhe rrënjë të thella shqiptare – Dzemal Lanica, që nga viti 2018 banon në SHBA dhe është kryetar i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Ulqinit. 🇺🇸🇦🇱

Pak ditë më parë, pikërisht në Ditën e Pavarësisë së Malit të Zi, nga Këshilli Bashkiak i Qytetit të New Yorkut, Dzemali u shpall Qytetar Nderi – një vlerësim që flet shumë për punën, përkushtimin dhe shpirtin e tij të pathyeshëm.

Por më e bukura dhe më e papritura? Nana e tij është nga Drenica, fshati Llaushë – Kosova në gjak e në zemër.

Një lidhje që s’mund ta shpikësh – e ndjerë deri në kockë.

Mbrëmjen e kurorëzuam me një darkë të paharrueshme në Duomo51Nyc – New York, një perlë shqiptare në zemër të Amerikës.

Pronari shqiptar, stafi shqiptar, kuzhinieri shqiptar… dhe pa asnjë dyshim, ushqimi më i mirë që kam provuar në Amerikë!

Ky takim nuk ishte thjesht një darkë mes miqsh, por një përkujtim se shqiptarët, kudo që shkelin, lënë gjurmë të forta, të pastra e me shumë dinjitet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çifti i njohur, Mozzik dhe Lotina përmes rrjeteve sociale kanë…