Kurimi nga Covid-19 me plazmë, së shpejti edhe në Shqipëri

31 korrik 2020 | 21:31

Shumë vende të rajonit po ndjekin kurimin e të infektuarve me plazmë për shërimin e personave që janë në gjendje të rëndë nga Covid-19. Shefi i laboratorit i mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi, thotë se shumë shpejt ky kurim do të nisë edhe në Shqipëri.

“Shqipëria është e vonuar. Në rajon nuk është se ka filluar në masë. Duhet matur ditri i antikorpeve neutralizuese në fakt. Janë ato antikorpe që luftojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë virusin, gjë që nuk është aq e kollajshme për ta bërë. Në plan është që edhe në Shqipëri të fillojë shumë shpejt. Strukturat pothuajse janë bërë gati”, ka treguar Koraqi.

Por si kryhet kurimi me plazmë?

“Me antitrupa jo që i prodhon vetë, por që i ka prodhuar një organizëm tjetër, pra i merr të gatshëm. Niveli i antitrupave duhet të jetë i lartë”, ka thënë ai.

Por jo kushdo mund të dhurojë gjak për kurimin me plazmë. Në rast nevojë do të përzgjidhen vetëm ata persona që kanë krijuar imunitet dhe shumë antitrupa. Plazma është pjesë e gjakut e përbërë nga proteina, ujë, hormone dhe ushqyes. Pjesa më e lëngshme e gjakut është e përbërë nga antitrupa të formuar te pacientët pas shërimit nga virusi me efekt neutralizues. /Tv Klan/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari politik i presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shala, ka lëshuar…