Kurteshi: Më 10 janar përfundon afati për të kandiduar për kryetar të Vetëvendosjes

07 janar 2018 | 16:43

Ushtruesi i detyrës së sekretarit organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, ka bërë me dije se më 10 janar përfundon afati për t’i paraqitur kandidaturat për kryetar të Vetëvendosjes.

Ai ka thënë për “Epokën e re”, se deri më tani vetëm Albin Kurti ka paraqitur kandidaturën për kryetar të Vetëvendosjes.

“Bazuar në statutin e Lëvizjes Vetëvendosje secili anëtar i lëvizjes që është anëtar për tre vjet ka të drejtë të kandidojë për kryetar të lëvizjes. Këtë të drejtë askush askujt nuk mund t’ia mohojë. Nëse ata që kanë kandiduar i fitojnë 50 për qind plus një votë, do të jenë legjitimë. Është mirë përherë të jetë një kryetar konsensual, por herë-herë ekziston edhe mundësia që kjo të ndodhë me vota. Afat për të kandiduar ka ende, pra deri më 10 janar. Prej 21 dhjetorit deri më 10 janar janë tri javë të plota dhe të gjithë ata që mendojnë se duhet të kandidojnë dhe kanë përkrahjen që mund të kontribuojnë më shumë se Albin Kurti janë të mirëseardhur”, ka thënë Kurteshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka…