Kurteshi: Ne e kemi caktuar 28 dhjetorin, kemi menduar se vijnë mërgimtarët, ata me shumicë votojnë për LV-në
02 dhjetor 2025
| 15:14
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi e ka pranuar në një mënyrë se data 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme u caktua nga partia pjesë e së cilës është ai.
Këtë deklaratë, Kurteshi e ka bërë gjatë një replike që ka pasur me anëtarin e PDK-së në KQZ, Ilir Gashi në mbledhjen e sotme të këtij komisioni.
“Na, Vetëvendosja e kemi caktuar 28 dhjetorin, sepse kemi menduar që vijnë mërgimtarët, sepse mërgimtarët me shumicë votojnë për Vetëvendosjen”.
“Na s’kemi vendos, as unë, as ti, për 28 dhjetorin. Atë guri e ka qitë dikush tjetër, e ka vendos”, ka thënë Kurteshi.



