Kurti arsyeton koalicionin me PDK-në në Dragash, por menjëherë e ofendon këtë parti në nivelin nacional

31 tetor 2025 | 11:42

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka komentuar koalicionin e partisë së tij me PDK-në në Dragash, duke thënë se janë të interesuar për ndryshim atje.

“Brenda PDK-së ka një heterogjenitet më të madh sesa që mendohet dhe kjo është shprehur në disa komuna dhe njëra prej tyre është komuna e Sharrit të Dragashit. Atje kemi bërë një dakordim për shkak se jemi të interesuar për ndryshim”, ka thënë Kurti.

Por ai menjëherë pas kësaj, ka thënë se s’mund të vendoset “shenja e barazisë” së këtij veprimi në nivelin nacional.

“Por nuk besoj se mund ta vëmë shenjën e barazisë midis orientimit në nivelin shtetëror e nacional që ka ajo parti dhe degëve të veçanta me kontekstet e caktuara socio-politike atje me kushtet e heterogjenitetit më të madh se asnjëherë që ka pasur kjo parti politike”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para përballjes së Real Madridit me Valencian këtë të shtunë,…