Kurti bën homazhe në nderim të vëllezërve Bytyqi në New York

27 shtator 2025 | 22:08

Gjatë vizitës së tij në New York, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren për Punë të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, dhe ambasadorin Blerim Reka, bënë homazhe pranë varrezave të vëllezërve Bytyqi – Ylli, Agron dhe Mehmet.

Ata vendosën lule dhe nderuan kujtimin e tre dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u vranë nga forcat serbe më 1999.

Kryeministri Kurti tha se sakrifica e tyre do të kujtohet përherë dhe se ideali për të cilin u flijuan duhet të shërbejë si udhërrëfyes për brezat e ardhshëm.

Ai theksoi se drejtësia për këtë krim ende mungon, edhe pse Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar veprime konkrete nga Serbia për të ndëshkuar autorët.

“Duke i kujtuar e përkujtuar dëshmorët e kombit, në këtë rast vëllezërit Bytyqi, ne ia përkujtojmë vetes sonë se sa i lartë ishte çmimi që kemi paguar për lirinë që e gëzojmë dhe popullin që kemi, por njëkohësisht edhe ideali i tyre na shërben si udhërrëfyes për të ecur përpara, në mënyrë që të arrijmë atë çfarë ata e kanë dashur e për të cilën janë flijuar. Yllin, Agronin dhe Mehmetin do t’i kujtojmë përgjithmonë dhe brezi ynë ka për detyrë që këtë ta bëjnë edhe brezat pas nesh”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në lokacionin Lugjet e Nekës, në Bjeshkët e Strellcit, janë…