Kurti bën homazhe te varri i Komandant Drinit në Prizren

08 maj 2025 | 12:52

Kryeministri në detyrë Albin Kurti bashkë me zëvendëskryeministren e tretë në detyrë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi dhe deputetë të Kuvendit, bëri të enjten homazhe në 25- vjetorin e vrasjes së Ekrem Rexhës, të njohur si Komandant Drini, në Landovicë të Komunës së Prizrenit.

Kryeministri Kurti tha se Ekrem Rexha, Komandant Drini, ka qenë një veprimtar intelektual, një luftëtar i paepur, i cili me pushkë në dorë dhe me strategji në mendje u përball me armikun e okupatorin serb dhe sot shënojmë 25-vjetorin e vrasjes së tij.

Pas homazheve te varri i tij, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e thellë për familjen e Komandant Drinit, që e dhanë një bir kaq të vlefshëm për kombin shqiptar.

“Lavdi Komandant Drinit dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit!’’ u shpreh kryeministri Kurti.

Pas homazheve te varri i Komandant Drinit, kryeministri Kurti do të bëjë homazhe edhe te memoriali në lagjen Bazhdarhane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG-ja siguroi një biletë për në finalen e Ligës së…