
‘Kurti beson se rritja e presionit ndaj BE-së mund të çojë në rezultat’
Liderët e Kosovës dhe Serbisë mund të jenë duke kontribuar në rritjen e tensioneve, për të shtyrë përpara arritjen e një marrëveshjeje finale mes dy shteteve.
Kështu mendon, Damir Marushiq, bashkëpunëtor i lartë i Qendrës Evropiane të Këshillit Atlantik nga Uashingtoni.
Marushiq ka komentuar në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, bisedimet në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë më 18 gusht, që nuk prodhuan rezultat. Ai ka thënë se nuk ka shpresa që së shpejti do të arrihet një marrëveshje finale.
Sipas tij, diplomacia që inkurajon tensione, është një lojë e rrezikshme në një situatë me tensione në veri të Kosovës.
Disa ditë para se të zbatohen vendimet e Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe, Mashuriq nuk pret ndonjë konflikt të zgjeruar, por thotë se nuk përjashtohen skenarët e dhunshëm.
Intervistën e plotë mund ta lexoni: KËTU