Kurti, Borrellit: Reciprociteti do të jetë parim i shtetit të Kosovës

06 tetor 2021 | 22:19

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, pas sesioneve plenare të Samitit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, takoi Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Kështu ka njoftuar zyra për medie e Kryeministrit, nëpërmjet një komunikate në të cilën thuhet se të dy u pajtuan se dialogu është platforma përmes së cilës palët arrijnë t’i zgjidhin çështjet e pazgjidhura.

“Borrell deklaroi se ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve. Ai tha se kjo do të duhej të shërbente si momentum i ri për të përshpejtuar arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare si rezultat e dialogut”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri Kurti në anën tjetër u shpreh se reciprociteti do të jetë parimi mbi të cilin do të bazohen veprimet e shtetit të Kosovës.

“Po ashtu e njoftoi sërish Borrellin për pengesat jo-tarifore që Serbia u bën prodhuesve tanë, siç ishte rasti më i fundit me kamionin që u bllokua, ndonëse po kalonte vetëm tranzit nëpër territorin e Serbisë”, thuhet në komunikatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qumështi që vjen nga Serbia shitet më lirë se ai…