Kurti deklarohet për zgjedhjet në veri: Beogradi dhe veglat e tij e imponuan bojkotin

24 prill 2023 | 11:08

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për zgjedhjet që janë mbajtur dje në katër komunat në veri.

Ai në një postim në “Facebook” ka falënderuar KQZ-në për organizimin e zgjedhjeve, Policinë e Kosovës për sigurinë dhe qytetarët për mbështetjen.

Kurti ka shkruar se bojkoti i zgjedhjeve në veri ishte i imponuar nga fushata kërcënuese e Beogradit zyrtar dhe veglave të tij kriminale në veri.

“Atmosfera ishte ajo e frikësimit dhe shantazhit andaj edhe dalja e qytetarëve në zgjedhje ishte e ulët. Bojkoti ishte i imponuar nga fushata kërcënuese e Beogradit zyrtar dhe e veglave të tij kriminale në terren në veri. I falënderoj qytetarët për kurajon dhe qetësinë”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka uruar kryetarët dhe asamblistët e zgjedhur, të cilët i siguroi që qeveria do t’i përkrahë dhe t’i ndihmojë.

“Uroj kryetarët dhe asamblistët e zgjedhur dje. Ata duhet të punojnë me përkushtim dhe të shërbejnë pa dallim. Qeveria do t’i përkrahë e ndihmojë. Sistemi institucional dhe shërbimet publike do të mund të funksionojnë më shumë e më mirë. Për mirëqenien e qytetarëve dhe të drejtat e tyre”, ka shkruar Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lojtari 17-vjeçar i Prishtinës, Igball Jashari, njëherësh nipi i heroit…